BARI- Trageti Marina i shoqërisë së udhëtimeve Adria Ferries që bën linjën Durrës - Bari është vonuar sërish për t’u ankoruar. Hera e fundit ndodhi sot në mëngjes në portin e Barit të Italisë. Edhe pse erëra sot nuk ka qenë e fortë pasagjerët thonë se trageti ka pasur probleme me ankorimin.
Në portin italian trageti, është ndihmuar nga një rimorkiator për t’u ankoruar pasi ka pasur shumë vështirësi. I njëjti problem u konstatua edhe pak ditë më parë, kur ankorimi në portin e Durrësit të tragetit u vonua për 8 orë.
Pasagjerët ankohen për kohën e gjatë të ankorimit duke i detyruar ata të presin me orë të tëra në traget.
Trageti “Marina” është një nga tragetet më të avashta sa i takon ankorimit në porte dhe pasagjerët shpesh herë janë ankuar. Madje ka raste kur i duhen edhe 30 minuta për tu lidhur me kalatën, në një kohë që tragetet e tjerë këtë procedurë e kryejnë shumë më shpejt se trageti në fjalë.
Pasagjerë të tragetit kanë dërguar në redaksinë Shqiptarja.com, nëpërmjet RAPORTONI JU, foto të momentit kur trageti është shtyrë nga rimorkiator.

(Foto: Rimorkia duke ndihmuar tragetin të ankorohet, dhe trageti pas ankorimit në Bari. Fotot në redaksi nga pasagjerë)
I njëjti problem u konstatua edhe pak ditë më parë, kur ankorimi në portin e Durrësit të tragetit u vonua për 8 orë. Trageti bën linjën Durrës- Bari dhe anasjelltas dhe niset në orën 23:00 nga të dy portet respektive.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com