Një tragjedi familjare e përmasave të rënda ka ndodhur pas vdekjes së këngëtarit të njohur Mango. Pa mbushur 24 orë nga vdekja në skenë e kantautorit të njohur, ka humbur jetën dhe vëllai i tij Giovanni Mango, sipas gjasave edhe ai si pasojë e infarktit siç i ndodhi Giuseppe-s, i cili thirrej Pino nga të njohurit.

Giovanni Mango ishte 75 vjeç dhe punonte si murator. Sipas njoftimeve të mjekëve ai u ndje keq sapo mësoi vdekjen e të vëllait, në kohën ku familjarët ishin mbledhur për të përgatitur funeralin e kantautorit të njohur, i cili ishte popullor edhe në Shqipëri.

I ndodhur në shtëpinë e vëllait, Giovanni Mango, është goditur nga një infarkt i fortë, ndërkohë që edhe pse i është dhënë menjëherë ndihma e parë nuk ka arritur dot të mbijetonte./ATSH/

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)