Brigjet e detit Egje janë goditur sërish nga një tjetër tragjedi. Të paktën 11 persona kanë humbur jetën gjatë natës në brigjet e ishujve grek Farmakonisi, pasi varka e tyre u përmbys, raportuan Forcat e Agjencisë së Ruajtjes së Kufijve Europiane (Frontex).
Sipas marinës detare greke, janë gjetur trupat e pajetë të 11 refugjatëve, mes të cilëve 5 fëmijë të vegjël. Nga operacioni i shpëtimit kanë mundur të shpëtojnë 26 persona, midis tyre shumë gra e fëmijë, ndërsa 13 të tjerë konsiderohen të humbur, por dyshohet se mund të jenë mbytur.
Ndërkohë, në fshatin Eidomeni, në kufijtë greko-maqedonas, ka filluar prej orëve të para të mëngjesit një operacion i policisë greke për të hapur linjën hekurudhore ndërkombëtare që lidh Greqinë me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, e cila ishte bllokuar nga emigrantët.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com