Një tragjedi e rëndë ka goditur futbollin spanjoll, dhe në veçanti La Ligën, pasi është ndarë para kohe nga jeta Manuel Preciado, 54 vjeç, ish tekniku i Sporting Gijon. Një emër i njohur në futbollin iberik, ky trajner kishte arritur një akord me Villarreal, dhe do të prezantohej të premten para mediave.
 
Gjithçka ishte bërë gati për Preciadon për emërimin në skuadrën e serisë B spanjolle, por një infarkt kardiak i mori jetën atij, ndërsa trajneri ndodhej në shtëpinë e tij në qytetin e Valencias. Manuel Preciado, 54 vjeç, kishte drejtuar këtë sezon skuadrën e Sporting Gijon, por disa rezultate negative, bënë që ai të shkarkohej në mesin e kampionatit. Një infarkt e goditi atë gjatë natës. (rb/shqiptarja.com)