Tragjedi në detin Egje, humbin
jetën 13 persona, 9 gra e fëmijë

Tragjedi në detin Egje, humbin<br />jetën 13 persona, 9 gra e fëmijë
Një tjetër tragjedi ka ndodhur në ujrat e detit Egje, në lindje të ishullit grek Farmakonisi, kur një anije e vogël e cila transportonte 29 refugjatë është mbytur.

Megjithëse kanë mbërritur shumë shpejt ekipet e shpëtimit,13 persona kanë humbur jetën, prej të cilëve 7 fëmijë, 4 burra dhe 2 gra.

15 emigrantë të tjerë janë shpëtuar nga forcat e Marinës Detare që kanë marrë pjesë në operacion, ndërsa ende vazhdojnë kërkimet në zonën detare përreth ishullit për një person tjetër që konsiderohet i humbur.

Tragjedia e re ndodhi vetëm disa orë pasi Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit ka deklaruar se numri i emigrantëve dhe refugjatëve të mbërritur në Europë këtë vit, nga toka dhe deti, ka kaluar shifrën prej 1 milion vetë, katër herë më tepër se viti i kaluar.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)