Të paktën 21 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur një zjarr shpërtheu në një ndërtesë ku banorët morën pjesë në një festë në Rripin e Gazës, thanë të enjten zyrtarët shëndetësorë dhe të emergjencës civile.
Zjarrfikësve iu desh më shumë se një orë për të marrë kontrollin e flakëve masive që shpërthyen në katin e fundit të një ndërtese banimi katërkatëshe në kampin e refugjatëve me popullsi të dendur Jabalia në veri të Gazës, shkruan Reuters.
Ambulancat dërguan disa të plagosur në spitalet lokale dhe Izraeli, i cili së bashku me Egjiptin mban një bllokadë në Gaza, tha se do të lejonte transportin e personave që kanë nevojë për trajtim mjekësor. Ministria e Brendshme e Gazës tha se një hetim fillestar zbuloi se sasi të mëdha benzine ishin ruajtur në vend, duke nxitur zjarrin që përfshiu shpejt ndërtesën.
Dëshmitarët thanë se mund të dëgjonin britma, por ata nuk mund të ndihmonin ata që ishin brenda për shkak të intensitetit të zjarrit. Presidenti palestinez Mahmoud Abbas e quajti një tragjedi kombëtare dhe tha se do të kishte një ditë zie.
Jabalia zona ku ka ndodhur ngjarja në Palestinë, është një nga tetë kampet e refugjatëve në Gaza, ku jetojnë 2.3 milionë njerëz dhe një nga zonat më të dendura të populluara në botë.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
24.8%
-
Jo
67.5%
-
Nuk kam mendim
7.6%
Vota total: 2464
Lajme të tjera
-
Vijojnë krizat në Lindjen e Mesme, Papa u bën thirrje izraelitëve dhe palestinezëve t’i japin fund dhunës
29 Janar, 18:22
-
Sulmet terroriste në Izrael, qeveria merr masa për të armatosur qytetarët
29 Janar, 08:47
-
Blinken niset drejt Lindjes së Mesme: Dhuna mes izraelitëve dhe palestinezëve më e rënda ndër dekada
28 Janar, 20:46
-
Palestinezët: Trupat izraelite vranë dhjetë persona në Bregun Perendimor
27 Janar, 10:37
-
Izraeli organizon sulm në Bregun Perëndimor, vdesin 9 palestinezë
26 Janar, 15:39
-
Forcat izraelite qëllojnë për vdekje dy të rinjtë palestinezë! Shkon në 12 numri i të vrarëve për këtë vit, mes tyre 3 të mitur
14 Janar, 17:10
-
Izraeli urdhëron heqjen e flamujve të Palestinës nga hapësirat publike, konsiderohen si kërcënim për rendin
9 Janar, 15:38
-
Vizita e ministrit izraelit në Jerusalem, mblidhet sot me urgjencë Këshilli i Sigurimit në OKB! E kërkuan palestinezët
5 Janar, 16:00
-
Vizita e politikanit të ekstremit të djathtë izraelit në vendin e shenjtë, zemërohen palestinezët: Provokim i paprecedentë
3 Janar, 09:54
-
5 palestinezë vriten gjatë operacioneve të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor
29 Nëntor 2022, 19:12
-
Sulme me bomba në Izrael, vdes një 15-vjeçar dhe plagosen 14 persona! Grupet palestineze e konsiderojnë si ‘operacion’
23 Nëntor 2022, 21:09
-
Rikthehen tensionet me Izrael-Palestinë: Forcat izraelite vranë një 19-vjeçare gjatë një sulmi
14 Nëntor 2022, 08:58