GREQI - Një futbollist 46-vjeçar i identifikuar si T.S., ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës pasi u dëmtua në stadiumin e Drepanos në Nafplio.
Në ndeshjen Proitos-Ethnikis Tolou, në stadiumin e Drepanos në Argolis, futbollisti 46-vjeçar është rrëzuar brenda stadiumit, pasi ka pësuar një atak në zemër, duke shkaktuar tronditje tek ata që ndodheshin aty.
Në vendngjarje shkoi menjëherë një ambulancë e cila e ka transportuar futbollistin në spitalin e Nafplios, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ka ndërruar jetë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)