TIRANE-Një ngjarje e rëndë është shënuar në Ndroq të Tiranës ku dy fëmijë të mitur Sinan e August Bardhi, kushëri mes tyre humbën jetën mesditën e kësaj të diele teksa laheshin në lumin Erzen.
Sipas hetimeve paraprake fëmijët kanë qenë duke u larë në lumë në zonën e njohur si Ura Beshirit dhe kanë ngecur në basenin e lluctë të lumit.
Xhaxhai i fëmijëve: Ambulanca u vonua
Në një intervistë për Report Tv xhaxhai i dy fëmijëve të mitur shprehet se për ngjarjen janë njoftuar me telefon nga fqinjët pasi kanë qenë duke festuar Bajramin.
“Ne lajmin e morëm me anë të telefonit se ishim të gjithë në shtëpi si ditë Bajrami që ishte dhe as vetë nuk e mendonim se çunat janë mbytur. Ne nuk e besuam për momentin. Ata nuk janë larë kurrë në këtë lumë, sot është hera e parë që ata u futën në Erzen. E kemi telefonuar ambulancën dhe është vonuar, kemi shtrirë fëmijët dhe tentuam t’u japim një ndihmë pastaj i nisëm për spital por ndërruan jetë”, shprehet xhaxhi i fëmijëve, Ndriçim Bardhi.
Për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes kanë nisur hetimet ndërsa një fëmijë i tretë ka shpëtuar fatmirësisht me ndihmën e banorëve në zonë.
Fatkeqësisht me humbjen e jetëve në lumin Erzen në fshatin Mënik janë një shqetësim i përhershëm për banorët të cilëve pas më shumë se 2 dekadash së fundmi po ju ndërtohet ura që lidh fshatin me rrugën nacionale Ndroq-Tiranë.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO