RUSI - Bilanc tragjik nga rënia e një zjarri në ambientet e një Qendre Tregtare në qytetin Kemerovo të Rusisë. Ka shkuar në 56 numri i personave të vdekur dhe 48 të tjerë të plagosur, ndërsa shumë janë ende të zhdukur.
Mediat ruse raportojnë se mes viktimave janë me dhjetëra fëmijë, të cilët kanë qenë në kinemanë e qendrës tregtare, ditën e diel. Deri më tani raportohen 11 fëmijë të vdekur, ndërsa vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupave të tjerë nga rrënojat që ka shkaktuar zjarri.
Autoritetet raportojnë se mundësitë për të nxjerrë trupa të gjallë janë pothuajse zero dhe për pasojë bilanci tragjik pritet të rritet, pasi zjarri ishte i fuqishëm dhe ka shkrumbuar qendrën tregtare.
Qendra Tregtare u përfshi nga flakët në një kohë kur brenda saj kishte fluks frekuentuesish. Nuk dihet çfarë e ka shkaktuar ngjarjen tragjike, por mediat ruse kanë publikuar video nga momenti kur ka shpërthyer zjarri në qendrën tregtare.
Një tragjedi ka tronditur Rusinë mbrëmjen e kaluar, teksa një zjarr i madh ka përfshirë një qendër tregtare, duke shkaktuar të paktën 56 të vdekur dhe 48 të zhdukur, si dhe shumë të zhdukur.
Qytetarët kanë publikuar momentet e tmerrit, kur qendra tregtare është 'pushtuar' nga flakët e zjarrit, teksa ishte e mbushur me njerëz. Në videon më poshtë duket momenti kur njerëzit vrapojnë në panik për të dalë jashtë, ndërsa shihen edhe shumë fëmijë.