Pas heqjes së karantinës totale, 'çmenden' britanikët! Mijëra veta në radhë në qendrën tregtare! Distanca dhe maska nuk ekzistojnë (FOTO)

Pas heqjes së karantinës totale, 'çmenden' britanikët! Mijëra veta në radhë në qendrën tregtare! Distanca dhe maska nuk ekzistojnë (FOTO)

LONDËR- Pamje të frikshme në një kohë pandemie janë regjistruar pasditen e djeshme në Londër.

Qindra të rinj kanë ndenjur në pritje për t'u futur në qendër tregtare, ku siç shihet nga pamjet që sjell DailyMail, jo vetëm që nuk respektohet distancimi fizik, por të pakët janë qytetarët që kanë mbajtur maska.

Madje siç shkruan tabloidi britanik, shumë prej tyre ishin të veshur dhe të grimuar si të ishin duke dalë për një mbrëmje.

Kjo situatë vijoi për më shumë se 3 orë dhe turma u shpërnda pas thirrjeve të policisë, teksa 4 persona u arrestuan. Ky "harbim" i qytetarëve vjen pasi lirimit të masave anti-COVID, pasi deri në datën 2 dhjetor Britania e Madhe ishte në karantinë totale. Pavarësisht kësaj, rastet ditore dhe vdekjet vijojnë të jenë shumë të larta. Ditën e djeshme u raportuan 15.539 raste të reja dhe 397 viktima.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

 Përkujtohet Dita e Dëshmorve në Lezhë, homazhe dhe kurora me lule në varrezat e dëshmorëve të qytetit

 Përkujtohet Dita e Dëshmorve në Lezhë, homazhe dhe kurora me lule në varrezat e dëshmorëve të qytetit