Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve, tre të vdekur pasi hëngrën tortë

Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve, tre të vdekur pasi hëngrën tortë

Foto Ilustruese

Tre gra kanë ndërruar jetë në qytetin brazilian të Torres, pasi konsumuan tortën në një tryezë Krishtlindjesh.

Tatiana Denize Silva dos Anjos (43 vjeç) dhe Maida Berenice Flores da Silva (58 vjeç), vdiqën pasi hëngrën ëmbëlsirën e Krishtlindjes.

Ndërkohë, motra e Maidës, Neuza Denize, Silva dos Anjo (65 vjeç), u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike ku edhe ndërroi jetë.

Ëmbëlsira që 58-vjeçarja përgatiti me motrën e saj 65-vjeçare është një Bolo de Natal – një ëmbëlsirë braziliane tipike për festimet e Krishtlindjes. Pasi hëngrën tortën, tre anëtarë të tjerë të familjes u ndjenë të sëmurë.

Rezultatet e analizave të para laboratorike treguan praninë e arsenikut në të paktën një nga viktimat si dhe dy të mbijetuar. Informacioni u konfirmua për RBS TV nga oficeri i policisë Marcos Vinícius Veloso, i cili drejton hetimin, raporton Globo.

Sipas oficerit të policisë, gruaja që përgatiti tortën ishte e vetmja në shtëpi që hëngri dy feta nga ëmbëlsira dhe përqendrimi më i lartë i helmit u gjet në gjakun e saj.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Atalanta e Gjimshitit shpëton 1 pikë në fund ndaj Lazios dhe rikthehet në krye të klasifikimit

Serie A/ Atalanta e Gjimshitit shpëton 1 pikë në fund ndaj Lazios dhe rikthehet në krye të klasifikimit