“Njerëzit në bordin e anijes "Norman Atlantic" që ishte përfshirë nga flakët kthenin sytë nga ne, teksa përveç flakëve anijen e kishte “pushtuar” kaosi frika dhe shpresa”.
Kështu e nis rrëfimin e tij 54-vjeçari sarandiot Jorgo Xhamo, i cili punonte si marinar në anijen “Norman Atlantik” që u përfshi nga flakët mëngjesin e 28 dhjetorit vetëm pak milje larg bregetit të Vlorës dhe në bordin e të cilës ndodheshin 499 persona nga të cilët 477 shpëtuan, 11 ndërruan jetë dhe 11 janë ende të zhdukur.
Ndërsa ka marrë një plagë në ballë gjatë atyre oreve të veshtita 54-vjecari shqiptar që prej vitesh jeton në Greqi, në një intervistë për A1 Report pohon se bashkë me kolegët e tij marinar u përpoqën të bënin gjithçka për t’u ardhur në ndihmë personave që ndodheshin në bord. Ai e kujton kështu momentin kur mësoi se anija “Norman atlantik” ku punonte si marinar ishtë përfshirë nga flakët.
Koha e keqe me erëra të forta dhe shi ndikoi sipas Xhamos që operacioni i kërkim shpëtimit të mos shkonte siç ishte parashikuar. Ndërsa Jorgo Xhamo mundi t’i mbijetojë kësaj tragjedie, fatin e tij nuk e patën dy kolegët shqiptarë Edmond Hila dhe Petrit Jahja, 57 dhe 59 vjeç, të cilët humbën jetën në përpjekje për të lidhur me rimorkitorët shqiptarë anijen "Norman Atlantic".
Trageti i ankorur në Bridizi edhe pse është në ditën e tij të 13 vazhdon të jetë i përfshir nga flakët, gjë e cila nuk po bën të mundur hetimin për shkaqet e zjarrit.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

"Norman Atlantic" ende në flakë brenda tragetit 1200 ton karburant