VLORE - Dy punonjës të policisë së Vlorës janë arrestuar mbrëmjen e së martës pasi i kishin nxjerrë pasaportë të falsifikuar skafistit Viron Robaj, të shpallur në kërkim për tragjedinë e 9 janarit të vitit 2014, ku humbën jetën 21 persona. Robaj u arrestua nga policia italiane në janar të këtij viti me anë të gjurmëve të gishtave. Autoritetet e shtetit fqinj njoftuan Interpolin shqiptar pas zbulimit të pasaportës false dhe nga hetimet rezultoi se ishin inspektori Leonel Begaj dhe kryeinspektori Lirim Lamaj në komisariatin e Vlorës që kishin pajisur të kërkuarin nga drejtësia me pasaportë biometrike me gjeneralitetit e një personi tjetër.
SHÇBA arrestoi ne mbremje inspektorin dhe kryeinspektorin
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, arrestoi në orën 22:00 të 3 shkurtit, inspektorin Leonel Begaj me detyrë pranues për dokumentacionin e personave që aplikojnë për t’u pajisur me pasaporta në komisariatin e Vlorës, si dhe kryeinspektorin Lirim Lamaj me detyrë ndihmë specialist në komisariatin e Vlorës. Ndaj dy punonjësve të policisë prokuroria e Vlorës kishte lëshuar urdhër ndalime për “Shpërdorim Detyre” dhe “Falsifikim të Dokumenteve".
Por si u arrit në zbulimin e këtij abuzimi në komisariatin e Policisë së Vlorës?
Pas një hetimi intensiv të policisë gjyqësore të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Vlorë, rezultoi se inspektori Begaj në bashkëpunim me kryeinspektorin Lamaj i kanë dhënë pasaportë false Viron Robajt, skafistit i cili ishte shpallur në kërkim për tragjedinë e 9 janarit. Dy punonjësit e policisë i kanë dhënë Begajt më 27 nëntor të vitit 2014, një pasaportë me gjeneralitetet e një personi tjetër me inicialet F.K.
Robaj u arrestua në Itali më janar të 2015-ës nga policia e shtetit fqinj, e cila e ka identifikuar me anë të gjurmëve. Pikërisht nga pala italiane u zbulua se i shpalluri në kërkim Viron Robaj udhëtonte me pasaportë të rremë. Sinjalizimi i zyrës së Interpolit shqiptar për këtë rast, çoi në nisjen e hetimeve nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, ku u zbulua se ishin dy punonjësit e komisariatit të Vlorës që kishin pajisur me pasaportë false të kërkuarin për tragjedinë e 9 janarit.
Më 9 Janar të 2014-ës Viron Robaj është dënuar nga Gjykata e Vlorës me vendim të formës së prerë me 25 vjet burg, për kalimin e paligjshëm të kufirit me skaf nga Vlora drejt Italisë.
Cfare ndodhi ne tragjedine e 9 Janarit, fotot e rralla
Njoftimi zyrtar i Ministrise se Puneve te Brendshme
Në datën 03.02.2015, në orën 22:00, nga ana e Sektorit të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Vlorë, janë ekzekutuar “Urdhërat e Ndalimeve” lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Vlorë për punonjësit e policisë:
- Inspektor Leonel Begaj, me detyrë pranues për dokumentacionin e personave që aplikojnë për t’u paisur me pasaporta në Komisariatin e Policisë Vlorë.
- K/inspektor Lirim Lamaj, me detyrë ndihmës-specialist S.P.Z në Komisariatin e Policisë Vlorë.
Ndalimi i tyre u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, mbi bazën e një hetimi intensiv proaktiv me metoda dhe mjete speciale të hetimit të kryer nga shërbimet e policisë gjyqësore të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Vlorë, ka rregjistruar procedimin penal në vitin 2015 dhe ka nxjerrë “Urdhërat e Ndalimit” në ngarkim të këtyre punonjësve për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Falsifikimit të Dokumenteve”, nga personi që ka për detyrë, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248, 186/3 dhe 25 të K.Penal.
Nga hetimet e kryera dhe aplikimi i metodave speciale te hetimit është dokumentuar se punonjësit e policisë Leonel Begaj me cilësinë e personit që pranon aplikimet për paisje me pasaportë biometrike, në bashkëpunim me punonjësin e policisë Lirim Lamaj në cilësinë e punonjësit të policisë që kryen verifikimin e të dhënave të aplikimit, kanë përgatitur praktikën përkatëse për paisjen me pasaportë biometrike të shtetasit Viron Robaj me gjeneralitetet e shtetasit F. K., në 27 nëntor 2014.
Shtetasi Viron Robaj ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me pasojë vdekjen” për arsye se është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me vendim të formës prerë me 25 vjet burg, për tragjedinë e datës 9 Janar 2004.
Shtetasi Viron Robaj është arrestuar në Itali nga Policia italiane, e cila e ka identifikuar me anë të gjurmëve. Atij iu sekuestrua pasaporta me të dhëna të rreme, me gjeneralitetet e shtetasit F.K. Nga ky moment është njoftuar zyra e Interpolit shqiptar dhe kanë nisur hetimet nga SHÇBA, për personat që kanë mundësuar lëshimin e dokumentit të falsifikuar.
Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Vlorë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Cfare ndodhi ne tragjedine e 9 Janarit, fotot e rrallaNjoftimi zyrtar i Ministrise se Puneve te Brendshme

VIDEO