Tragjedia e 9 janarit, familjarët:
Ku u zhduk gomonia e dytë

Tragjedia e 9 janarit, familjarët:<br />Ku u zhduk gomonia e dytë
VLORE- Familjarët e viktimave të tragjedisë së 9 janarit, udhëtuan sot drejt Vlorës për të hedhur lule, në ujrat e Karaburunit që i mori jetën 28 të afërmve të tyre.

Ata këmbëngulin në kërkesën për të nxjerrë në dritë të vërtetën e asaj çka ka ndodhur mbrëmjen e 9 janarit të 2004, dhe pse nuk iu dha ndihma e shpejtë, kur u kërkua nga gomonia.

“Në Shqipëria kanë ndodhur shumë tragjedi, por kjo tragjedi është e vecantë se në të gjithë Shqipërinë nuk ka ndodhur që njerëzit nga gomonia të njoftonin direkt shtetin dhe të kërkojnë ndihmë. Gomonia ishte vetëm 3 km afër Karaburunit. Ndihmë nuk mund t’i kërkosh atij që do të të mbysë. Ata kërkuan ndihmë sepse besuan se si qytetarë të këtij shteti mund të ndihmoheshin”- thotë Nikoll Mhillaj, kryetar i shoqatës, i cili në tragjedinë e 9 janarit humbi djalin e tij vetëm 20 vjeç.

Familjarët thonë se ka pasur mundësi për t'i shpëtuar por vetë shteti nuk ka dashur. “Atë natë kanë qenë disa skafistë që thonin na jepni një mjet e i shpëtojmë ne. Për një orë e gjysëm i shpëtojmë në det. Por nuk lanë asnjë për t i shpëtuar… Ata i lanë qëllimisht të vdisin”- kujton Mhillaj nga ajo natë.

Babai i moshuar shkon më tej duke akuzuar prokurorët se “janë porositur nga shteti për të mos zbardhur cështjen”. Ata flasin dhe për ekzsitencën e një gomone të dytë me 8 viktima në bord.

“Gomonia e parë është gjetur 4 orë para se të gjendej gomonia me 29 persona, ku ka qenë dhe djali im i vdekur. Kjo gomone është zhdukur.” Thotë Mhillaj, duke paraqitur dokumente të dëshmitarëve.

“Gomonen që kanë gjetur forcat shqiptare e kanë zhdukur. Sokol Bizhga ka thënë që ka parë një gomone të dytë, e cila kur është afruar dhe ka pyetur i kanë thënë se ka 8 të vdekur. Gomonen ku ka qenë i vdekur djali im e kanë gjetur autoritetet italiane, ndërsa gomonia që është gjetur nga autoritet shqiptare është zhdukur me urdhër të shtetit ”- deklaron Mhillaj.

Edhe Mamaja dhe motra e Kreshnik Bjeshkës, një tjetër viktimë e humbur në tragjedinë e Karaburunit kërkojnë të zbardhet e vëteta.
“ Vëllai im ka qenë në gomonen që është gjetur nga autoritetet shqiptare. Na thonë se trupi i vëllait tonë nuk është në det, por është fshehur diku.”- dëshmon e motra e Kreshnikut.

Familjarët i kujtojnë premtimin që kryeministri Berisha i bëri kur ishte në opozitë për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes.Bilanci i kësaj tragjedie shënoi 21 te vdekur dhe 8 te zhdukur. Te gjithë viktimat ishin nga zona e Shkodres e te moshës nga 15 deri 35 vjeç.
(Ne foto nje nga viktimat e nates se 9 janarit 2004)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin