SHKODER - Familjarët e tragjedisë së 9 janarit 2004 në Shkodër përmes një  deklarate për mediat kanë kërkuar që çështja të kalojë tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Deklarata e tyre vjen pas arrestimit dhe ekstradimit nga Italia të Viron Robaj, një nga skafistët përgjegjës për tragjedinë, dhe që ishte në kërkim që prej vitit 2004. Sipas familjarëve arrestimi i Robaj është një faktor kryesor tashmë në këtë çështje. Por sipas tyre, të akuzuarit kanë mbrojtjen e shtetit që të mos dëshmojnë.

Ditën e djeshme, policia italiane arrestoi në Peruxha Viron Robaj, i kërkuar dhe dënuar nga drejtësia shqiptare me 25 vjet burg për tragjedinë e 9 janarit, ku humbën jetën 21 persona në gjirin e Karaburunit në Vlorë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)