
Avokatët e Mediut kanë kërkuar që të hiqet dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe të zhvillohet gjykim i zakonshëm pasi duan të sjellin prova trë reja për këtë çështje.
Avokatët thonë se do të kërkohet një ekspertizë e rë për shkakun e shpërthimit të tij.
Mbrojtja kishte tre argumente:
- 1 pyetja të paktën tre subjekteve që jetojnë në vende të ndryshme (shba, britani, itali).
- 2. Pyetja e personave që kanë qenë të pandehur për ngjarjen
- 3. Ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit (gjetjen e shkaqeve të shpërthimit nëse ka qenë rastësor apo i qëllimshëm si dhe në ç'rrethana ka ndodhir regjistrimi i pamjeve filmike në kohë reale të ngjarjes)
Mbrojtjes iu rrëzua kërkesa fillestare për shtyrje të seancës deri në një vendim të Gjykatës së Lartë, mbi rekursin e familjarëve të vendimeve të mëparshme të gjykatave të shkallës së parë dhe të Apelit. Përfaqësuesi ligjorë i familjarëve tha se ata janë tërhequr nga rekursi dhe vendimi i Gjykatës së Lartë nuk ndikon në procesin ndaj Mediut, pasi është vetëm procedurë. Togat e zeza pas arsyetimit të përfaqësuesve të familjeve dhe të organit të akuzës, që ishte po ashtu kundër kërkesës së avokatëve të Mediut, e rrëzoi këtë të fundit. Aktualisht gjykata është tërhequr në dhomë këshillimi për të vendosur nëse do pranohet kërkesa e avokatëve të Mediut, të cilët hoqën dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe kërkuan proces të zakonshëm. Nëse togat e zeza vendosin pranimin e kërkesës, seanca shtyhet për ti hapur rrugë procesit të zakonshëm, në të kundërt, Prokuroria e Posaçme do të lexojë pretencën.
Lajmi kryesor:
Tragjedia e Gërdecit/ Mediu tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar, avokatët: Kemi prova të tjera, duhet ekspertizë për shpërthimin! GJKKO shtyn seancën për në shtator










