Tragjedia e Gërdecit, pranga 2
ish-ushtarakëve, ishin në arrati

Tragjedia e Gërdecit, pranga 2<br />ish-ushtarakëve, ishin në arrati
TIRANE - Dy ish- ushtarakë të dënuar për tragjedinë e Gërdecit janë arrestuar sot nga Sektori i Krimeve të Rënda, pranë Drejtorisë së Policisë e Tiranës.

Të arrestuarit Jorgo Mino dhe Gëzim Oshafi, ishin dënuar nga Gjykata e Apelit e Tiranës më 13 shkurt 2013, me 3 vjet burg në mungesë për tragjedinë e 15 marsit 2008 ku mbetën të vrarë 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë dhe u shkatërruan qindra biznese.

ARRESTIMI, HIPOTEZA PER VETEDOREZIM
Jorgo Mino dhe Gëzim Oshafi janë kapur sot në mëngjes afër Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ata i kanë deklaruar policisë se kishin në plan të vetëdorëzoheshin dhe se po prisnin avokatët.

Dy të arrestuarit e sotëm, kanë qenë pjesë e stafit të Ministrisë së Mbrojtes dhe akuzoheshin për shpërdorim detyre, duke qenë anëtarë të Komisionit të Municioneve të Rënda. Jorgo Mino dhe Gëzim Oshafi janë dy nga 8 personat ende në arrati të dënuar për tragjedinë e Gërdecit, ndërkohë që për këtë tragjedi gjykata dënoi 28 të pandehur. Në kërkim tashmë mbeten ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, i dënuar me 5 vjet heqje lirie dhe 5 ish-zyrtarë të tjerë.
Më  25 shtator 2013  Gjykata e Lartë e cilësoi tragjedinë si aksident teknologjik dhe jo si një vrasje të shumëfishtë, siç e nisi akuzën Prokuroria e drejtuar atëherë nga Ina Rama, duke shmangur në këtë mënyrë rrethanat rënduese.

TE DENUARIT E ARRESTUAR
 Më 13 shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi dënimin për tre prej të akuzuarve kryesorë të tragjedisë së Gërdecit: Ylli Pinari nga 18 vjet u dënua me 15 vjet burg, ndërsa Dritan Minxhollit dhe Mihal Delijorgjit iu reduktua dënimi me 1/3. Kështu Dritan Minxholli u dënua me 12 vjet burg ndërsa Mihal Delijorgji u dënua me 6 vjet e gjysmë. Pas uljes së dënimit Dritan Minxolli, Delijorgji dhe Ylli Pinari u vetëdorëzuan më 14 shkurt

Ylli Pinari, do të kryeje 3 vjet e 7 muaj burg, (Aktualisht në burg)
Sokol Ngjeçi, do të kryente 3 vjet e 7 mua (Aktualisht në burg)
Dritan Minxolli do të kryente 5 vjet e 7 muaj burg (Aktualisht ne burg)
Mihal Delijorgji, do të kryente 3 muaj e 24 ditë burg (Perfundoi denimin u lirua më 21 mars 2013)
Hysni Çoçka, do të kryente 3 vjet burg (Aktualisht ne burg)
Jorgo Mino, do të kryejë 3 vjet burg (I arrestuar sot)
Gëzim Oshafi, do të kryejë 3 vjet burg (I arrestuar sot)

NE KERKIM NDERKOMBETAR
Luan Hoxha, do të kryejë 5 vjet burg

NE KERKIM POLICOR
Fari Toska, do të kryejë 3 vjet burg
Denis Hajdari, do të kryejë 1 vit burg
Zenun Fero, do të kryejë 3 vjet burg
Fatbardh Kuçi, do të kryejë 1 vit burg
Dashnor Çaushi, do të kryejë 3 vjet burg
Ramandan Tartari, do të kryejë 1 vit burg
Ndue Marku, do të kryejë 1 vit burg         



TRAGJEDIA E 15 MARSIT
Më 15 mars të vitit 2008, si pasojë e shpërthimit të një fabrike demontimi të municioneve, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rëndë rreth 300 të tjerë. Tragjedia e Gërdecit vijoi të merrte jetë edhe në vitet e mëvonshme. Pak muaj më parë Tushe Osmani, nëna e Resmije Osmanit( kjo e fundit e mbetur e vrarë në Gërdec) i dha fund jetës duke pirë helm, ndërsa vetëm dy vjet më parë të njëjtin veprim e kishte kryer dhe bashkëshorti i saj.
Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë ndërkohë që Fatmir Mediu, në atë kohë ministër i Mbrojtjes i shpëtoi gjykimit pasi kishte mandatin e deputetit. Mihal Delijorgji, president i shoqërisë Albademi, Ylli Pinari, drejtor i MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës Albademi, ishte treshja e të pandehurve kryesorë për Tragjedinë e Gërdecit

Redaksia onlone
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali