Tragjedia e Gërdecit, Mediu në Report Tv: S'kam asnjë faj! S'merrem unë me kalibrat e municioneve, por strukturat ushtarake! Edhe sot të më pyesësh, nuk i di

TIRANË- Në një kohë kur SPAK e ka çuar për gjykim, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu thotë se ai nuk ka asnjë përgjegjësi për atë që ndodhi në Gërdec, ku kanë humbur jetën 26 persona, e ndërsa mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë. Në një intervistë në emisionin “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Mediu ka deklaruar se e gjitha është politike. Ai thotë se nëse do të dënohej do të ishte një padrejtësi ndaj tij.

“Ka qëllime politike në një proces jo të rregullt ligjor. Është një çështje e gjykuar dhe parashkrimi është i shkruar saktë dhe këto janë të qarta për këdo jurist. S’kam frikë se dënohem se nuk kam asnjë përgjegjësi. Nëse do ketë padrejtësi me këtë çështje, do i kërkoja çdo njeriu që firmos shkresa të mos e firmos, se nuk përcaktohet gabimet sipas ligjit, por sipas Maliqit”, tha Mediu.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave ishte e përcaktuar që në Gërdec do të demontoheshin municione të kalibrit të vogël, mirëpo më pas me një urdhër të nënshkruar nga vetë Mediu, u ndryshua. Në Gërdec filluan të demontoheshin municione të një kalibri më të lartë, e për këtë ish ministri “shfajësohet” se ai nuk kishte dijeni se çfarë përcaktohet “kalibër i ulët apo i lartë”, pasi i takonte strukturave ushtarake. 

"E dini ju se ça është kalibër i vogël dhe kalibër i madh si civil? Nuk e dini, dhe unë civil isha dhe ju mund të jeni civil. Dua t’ju shtroj fakte, urdhri për kalibrat është përgatitur nga Ushtria, dhe ministri i Mbrotjes ka detyrimin që ekspertizën ta marrin nga Ushtria. Mbi 76 oficerë që kanë dëshmuar në gjykatë kanë deklaruar se nuk ka kategorizim kalibër i lartë ose i ulët. Ka qenë një projekt për armë të letë dhe të mesme, ka një urdhër në 2005 që për demontimet e kalibrit të vogël është predha 107, vetëm një ekspert që ka pasur kontestime, ka thënë që ka përcaktim sipas një libri në 1985 dhe është njësoj si të më thoni a e njeh romanin e filan autori, si mund të dijë ministri për një libër shkollor, aktet zyrtare janë ato që përcaktojnë se kush është kalibri apo demontimi", tha Mediu. 

Për ish ministrin, ai nuk ka bërë asgjë gabim.

“Është bërë një proces që ka përcaktuar fajtor, nuk kam kontestuar vendim gjykate ndonjëherë, ajoqë dua të them është se mënyra si u procedua me hetimin është e gabuar. Hetimi duhet të fillonte si ndodhi ngjarja, po u ndërtua mbi një proces tjetër, Mediut i është bërë një investimin në të gjithë botën dhe nuk është gjetur asnjë lloj shkelje, nëse do më gjendej dhe një kontakt me ata që bënin demontimin  në Gërdec, do merrja përgjegjësi. Është ngritur ideja pse u zgjodh Gërdeci, ka qenë edhe në 2003 për demontim, ngjarja pavarësisht se ku do ishte, nga pikëpamja e sigurisë do kishte pasur pasoja fatale dhe vendi përcaktohet si pasojë e materialeve logjistike. Dua të sqaroj për paralajmërimin që kemi nga Policia Ushtarake, për punime të paligjshme në Gërdec, kopja që i ka ardhur ministrit është vendosur shënimi për të nisur një procedim penal për ata që kanë bërë shkelje, u jam drejtuar edhe për komandantin e forcave, po unë kam nxjerrë 2 urdhra që kanë të bëjë me informacioni që duhet të vijë në të gjitha nivelet e FA, me stafin civil dhe ushtarak, dhe ka pasur raportime që nuk kishte asnjë shqetësim, madje 15 para Gërdecit në një takim në shtabin e përgjithshëm Gërdeci është cilësuar si shumë e mirë”, tha Mediu.

Për këtë çështje është thirrur në SPAK edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha. Mediu “e merr në mbrojtje”, duke thënë se nuk ka pasur asnjëherë asnjë kërkesë apo nuk i është imponuar për të bërë asgjë të kundërligjshme në Gërdec.

SPAK ka dërguar për gjykim ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

 

Emisioni i plotë

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • karadakliu: 11/02/2023 10:02

    Ky nuk mwerret "me gjithcka" vetem merr hisen te gatshme,te tjeret punojne.Misistri nuk ishte me ministrua,por me marr hisen e orrtakllekut.

    Përgjigju
  • Niku: 10/02/2023 21:57

    Akoma seshte ne burg ky ...ahh cfare drejtesie kemi. Mjere ne

    Përgjigju
  • Hyn i fort e del i bute: 10/02/2023 21:17

    Ky hajn ky pusht kerkon me ken I pafashem mama mia funi botes!!!!

    Përgjigju
  • Lala: 10/02/2023 20:03

    Smerr vesh ti NGA kalibrat e armeve? Po mir po keshilltaret e Tu merrnin vesh? Po Kur te than QE demontimi duhet bere ne uzinat e certifikuara Si mjekes.polican Ose gramsh CNE QE Nuk pranove.apo rrug e gjat Deri ne Aeroport per to transportuar.po mir CNE QE lirove NGA detyra 13 ushtarak QE spranuan te firmosnin per ate vend? Po Luan hoxhen shefin e shtabit te asaj kohe PSE e shkarkove? We yt buth@qir

    Përgjigju
  • Emigranti: 10/02/2023 19:30

    Mos qajë o qingji vogël i pafajshëm mos qajë, jeni kthyer të tërë në viktima tani, pasi keni vjedhur, vrarë, shitur etj...

    Përgjigju
  • tani: 10/02/2023 19:13

    ti s'duhej te ishe minister i mbrojtjes,,,sepse nuk ke lidhje me ushtrine,,,ke mbaruar per nafte,,,,,por deshe te beheshe minister sepse doje ti jepje rroge pa punuar fare dashnores tende eli fares.....

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 10/02/2023 17:47

    Dakort mor Fate Mediu dakort, po ske pse merzitesh. Le te flase gjykata!

    Përgjigju
  • GENTJAN MERSEPE TEVEQELE ÇAFAJ: 10/02/2023 17:20

    Shikoni se çfar thot krimineli i koruptuar deri në palc Fatmir Mediu. Thot un i kam duart me gjak deri në bryl po un sduhem dënuar. O Zot çe ka gjet Shqiprin me kto lloi monstrash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve