'Tragjedia e Himarës ishte e paralajmëruar', Deputetja e Partisë së Lirisë: Rama në vend që ta bëjë këtë vend, vazhdon me propagandë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka publikuar një video në rrjete sociale ku është duken disa jet ski pranë bregdetit të Himarës. Në video duken dy ministret Mirela Kumbaro dhe Ogerta Manastirliu.

'Tragjedia e Himarës ishte paralajmëruar prej kohësh.

Siguria në plazhe ka vite që është në nivele alarmante. Vdekja e një turisti të huaj, gjashtë vjet më parë, po në Himarë, në të njëjtat rrethana, nuk u kthye dot në precedent për vendosjen e standardeve të sigurisë në plazhe.

Vdekja që vjen nga uji ka qenë aty përgjatë këtyre viteve, pasi autoritetet që kanë tagrin nuk kanë arritur t’u garantojnë pushuesve as standardet minimale të sigurisë.

➡Mjafton t’i hidhni një sy videos së mëposhtme, të bërë në fillim të sezonit turistik, për të kuptuar se rreziku ka qenë gjithmonë para syve të ministreve, të cilave nuk ua ka vrarë syrin shkelja e VKM 2014 për sigurinë në det.

➡Monitorimi i plazheve duhej të kishte nisur para së gjithash me ndalimin e mjeteve motorike brenda 300-metërshit nga bregu, siç parashikohet në ligjin e 2019-s, Rregullorja për stacionet e plazhit.

Vetëm kështu do të shmangej përgjakja e plazheve në kulmin e sezonit turistik dhe tragjedia e një familjeje që asgjë nuk ia kthen më fëmijën.

Edi Rama, në vend që të marrë përsipër përgjegjësitë siç duhej të ndodhte normalisht, vazhdon me shfaqjet e propagandës deri në neveri.

E ke bërë këtë vend të pajetueshëm dhe je përgjegjësi kryesor!

Ndiqni videon…'- shkroi Xhixho.

Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në plazhin e Potamit në Himarë, ku Arjan Tase duke drejtuar gomonen ka goditur për vdekje një 7-vjeçare. E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 05/08/2022 01:00

    SHIKONI NE FOTO SA AFER JANE CADRAT ME DETIN,,,,KU ESHTE KY MODEL NUK E KUPTOJ,,,QYSH NE NISJE JEMI GABIM,,,KUR DO VIHET DORE REALISHT NEPER PLAZHE,,NUK E DI....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille