Ekstradohen nga Italia dy skafistët e akuzuar si përgjegjës për tragjedinë e Karaburunit, më 9 janar të 2004, në të cilën gjetën vdekjen 21 persona.
Në një njoftim të policisë bëhet e ditur se Interpol Tirana ka kryer ekstradimin e shtetasve Altin Belulaj nga Vlora 32 vjec dhe Cukal Delija nga SHkodra 43 vjec.
Për Belulajn gjykata e Vlorës ka dhënë dënimin me 25 vjet burg nën akuzën e “Kalimit të paligjshëm të kufirit” dhe “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri”. Nën të njëjtën akuzë Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka dënuar me 15 vjet burg shtetasin Cukal Delija.
Këta dy shtetas janë shpallur fajtorë pasi në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, kanë organizuar trafik të paligjshëm të qenieve njerëzore duke iu premtuar personave të ndryshëm kalimin në Itali kundrejt shumës 1500 euro secili. Kështu nën organizimin e këtyre dy personave më 9 janar, 8 vjet më parë një gomone me 36 persona në bord, e nisur nga Vlora drejt Italisë, është përmbysur pranë gadishullit të Karaburunit dhe si rrjedhojë 21 persona kanë gjetur vdekjen.
Cukal Delija u arrestua nga policia italiane në Udine më 10 mars të këtij viti. Ai u kap pa dokumenta dhe sipas policisë italiane Delija ishte përfshirë në një organizatë të gjerë kriminale gjatë vitit 2000, e cila ka transportuar qindra emigrantë klandestinë nga Shqipëria drejt Italisë.
Ndërkaq Altin Belulaj u arrestua në Itali më 11 nëntor të vitit që shkoi është arrestuar me identitet të rremë me emër rumun Florin Dorel Munteanu.
Ndërkohë për tragjedinë e 9 janarit janë dënuar si përgjegjës edhe shtetasit Nazmi Hykaj, me 25 vjet burg, Zef Marku, 25 vjet burg si dhe Elton Tafili.
/Shqiptarja.com