Tragjedia ku humbën jetën ministri i Brendshëm ukrainas dhe zyrtarët qeveritarë, Xhaçka: Ngushëllime për popullin e Ukrainës! Çuçi: I trishtuar

Tragjedia ku humbën jetën ministri i Brendshëm ukrainas dhe zyrtarët qeveritarë, Xhaçka: Ngushëllime për popullin e Ukrainës! Çuçi: I trishtuar

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë e ndodhur në Ukrainë ku si pasojë e rrëzimit të një avioni mbi kopshtin e fëmijëve, kanë humbur jetën 18 persona, mes tyre disa fëmijë, ministri i Brendshëm i Ukrainës dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.

“Ngushëllime të sinqerta e të përzemërta për qeverinë dhe popullin e Ukrainës, pas humbjes tragjike të jetëve të Ministrit të Brendshëm Denys Monastyrsky, zyrtarëve të tjerë dhe civilëve, përfshirë fëmijë pas rrëzimit të helikopterit në afërsi të Kiev. Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për popullin e Ukrainës”- shkruan Xhaçka në tëitter.

Po ashtu edhe ministri i brendshëm Bledi Çuçi ka reaguan për homologun e tij që ndërroi jetë tragjikisht. Çuçi shkruan se bashkohet me hidhërimin e familjeve të viktimave, drejtuesve politikë dhe popullit të Ukrainës.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:06
Vdekja e ministrit të Brendshëm në Ukrainë, Çuçi: Të trishtuar bashkohem me hidhërimin e familjeve të viktimave

1668803851_ewrewew.jpg

Ministri i brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas vdekjes së ministrit të Brendshëm të Ukrainës, pas rrëzimit të një helikopterit mbi një kopësht fëmijësh ditën e sotme, ku deri tani raportohet për 18 viktima.

‘Jashtëzakonisht i trishtuar pas lajmit tragjik të aksidentit me helikopter dhe humbjes së kolegut dhe partnerit të respektuar Denys Monastyrsky në Brovary sot. Bashkohem me hidhërimin e familjeve të viktimave, drejtuesve politikë dhe popullit të Ukrainës.’- shkruan Çuçi.

B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro