TIRANE- Për herë të parë, punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë kallëzuar në prokurorinë e Tiranës për “Shpërdorim detyre”, pasi janë paraqitur në një banesë të përfshirë nga flakët, pa mjetet e domsdoshme dhe pa ujë, për të shuar zjarrin. Kallëzimi është bërë nga Mehmet Spaho, personi që në 2011 humbi djalin, nusen dhe mbesën 4 vjeçe nga rënia e zjarit në shtëpi.

Tragjedia e 4 dhjetorit 2011 ku humbën jetën Genci e Florida Spahiu dhe vajza e tyre 4 vjeëe Jona, mund të ishte shmangur nëse shërbimi zjarrfikës do të kishte pasur ujë, dhe mjetet e tjera të nevojshme për të hyrë në banesë dhe nxjerë në kohë, anëtarët e familjes. Duke u mbështetur në mungesën e mjeteve tkenike dhe ujit, babai i Genci Spahiut, Mehmeti ka paditur në prokurorinë e Tiranës drejtuesit e shërbimit zjarrfikës si dhe disa punonjës të këtij institucioni, duke i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Mirëpo prokuroria ka vendosur të mos fillojë hetimet, duke detyruar Mehmet Spahon që ti drejtohet gjykatës së Tiranës, ku ka kërkuar kundërshtimin e vendimit të prokurores Elca Kareci.

Pas disa seanca gjyqësore, Alkelina Gazidede, ka pranuar kërkesën e babait të Genci Spahiut, që mbeti i vdekur gjatë rrënies së zjarrit në banesën e tij, duke rikthyer dosjen penale sërisht në prokurori për hetime të mëtejshme. Kjo është hera e parë që shërbim zjarrfikës kallëzohet penalisht për “Shpërdorim detyre”, pasi shpesh herë është paraqitur me autobote pa ujë në banesa të përfshira nga flakët, duke mos parandaluar thuajse asgjë përkeqësimin e situatës.

Fituan nga amnistia
Sipas Mehmet Spahos hetimet e organit të akuzës janë kryer në favor të punonjësve që kanë patur për detyrë të jepnin ndihmën e parë dhe janë marrë nën përgjegjësi penale për një vepër që amnistohet për të ndihmuar ata dhe jo veprën për të cilin ai ka bërë kallzim atë të “Shpërdorimit të detyrës”. Shehu shprehet se nuk është hetuar se kush kanë qënë personat që kanë njoftuar zjarrfikësit dhe kur kanë mbërritur ata, pse në vendndgjarje me parë kanë mbërritur forcat e policisë se sa zjarrfikësit. Punonjësit e zjarrfikëseve pse kanë shkuar në vendngjarje pa paisjet e duhura dhe për këtë fakt prokuroria nuk ka hetuar, në qoftëse është vonuar shërbimi zjarrfikës dhe po të kishin ardhur në kohë të paisur me të gjitha paisjet dhe mjetet, do të ishte bërë i mundur shpëtimi i njerëzve pasi ata kanë vdekur nga qëndrimi i gjatë nën presionin e tymit dhe blozës nga asfiskia.

Nuk janë pyetur dy persona Julian Gjata dhe Mitat Bejko të cilët kanë bërë njoftimin në lidhje me zjarrin e rënë, të pyeten ata se kur është konstatuar ngjarja, kur kanë ardhur punonjësit e policisë, me ëfarë paisjesh dhe mjetesh kanë ardhur ata në këtë ngjarje, nuk janë pyetur banorët e pallatit se si është vepruar dhe me çfarë paisjesh kanë qënë punonjësit e policisë pra zjarrfikësit.

Të pyeten banorët
Në vendimin e saj gjykata e Tiranës, ka vendosur të kthejë në prokurori për hetime të mëtejshme dosjen, duke i lënë si detyrë organit të akuzës të pyesë banorët e pallatit ku ka ndodhur ngjarja për të plotesuar kuadrin e plotë të hetimit në lidhje me kohën e ardhjes së mjeteve të policisë dhe zjarrfikësve, mjetet me të cilat këta të fundit kanë mbërritur në vendngjarje.
 

(Ne foto:  Genci dhe Florida Spahiu te vdekur ne tragjedine e dhjetorit 2011)

Shkrimi u publikua sot (13.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)