Për mikrofonin e Report Tv, të afërm të familjes Shira kanë zbuluar një detaj tronditës nga ngjarja e rëndë në Klos. Ata shprehen se familja Shira me familjen Mjeshtri ishin kushërinj, prandaj janë shprehur të habitur se si djali Kenado Shira mund të ngacmonte vajzën e Fiqiri Mjeshtrit.
“Unë di si familje, i ati ka qenë shumë njeri pozitiv, ka pas punuar në Norgvegji me letra dhe gjithë pasurinë e kishte investuar këtu, dhe ka pas një djalë të vetëm, Kenado. Ka mbaruar shkollën profesionale. Familja Mjeshtri, madje e di që binin edhe gjak”.
“Ato janë gjak, janë të dytit kushëri”
“Jemi gjak e milet, të atin e çunit, Lirin, e njoh, ndërsa çunin nuk e njoh, jam habitur, se gjak të afërt tjetri, gjak këto, kështu shkuan punët”, thanë të afërmit.
Lajmi kryesor: