Tragjedia shqiptare në Itali, humbën jetën 2 fëmijë të mitur, gruaja dhe djali 2 vjeç/ Dalin rezultatet e testit, shoferi 32-vjeçar kishte konsumuar drogë dhe alkool

ITALI- Orjol Lame, shoferi 32-vjeçar i makinës që u përplas me shtëpinë e braktisur në Reggio Emilia dhe për pasojë humbën jetën 4 anëtarët e familjes, rezultoi pozitiv në testin e drogës dhe të alkoolit.

Pasi kaloi një mbrëmje me djalin 2-vjeç, gruan 22-vjeçare, motrën dhe vëllain e saj, Lame mori makinën për t’u nisur në Parma ku jetonin prindërit e partneres. Shoferi, i vetmi i mbijetuar nga aksidenti tragjik ndodhet në gjendje kritike ndërsa nga testet toksikologjike rezulton se ka konsumuar drogë të ndryshme dhe alkool.

Shane Hyseni, 22 vjeçe, Mattias Lame, 2 vjeç, Rejana Hyseni, 8 vjeçe dhe Resat Hyseni 11 vjeç humbën jetën në ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:00 në Via Emilia midis Cadé dhe Villa Gaida. Babai po drejtonte automjetin tip ‘Fiat Stilo’ të errët që humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi të braktisur. Kur mësuan aksidentin tragjik që u mori tre fëmijët dhe nipin, gjyshërit e tronditur kujtonin bisedën e fundit me vajzën 22-vjeçare që i kishte kërkuar prindërve të merrte motrën e vëllain për të dalë në darkë që rezultoi të ishte e fundit për ta.

Rruga alternative ku ndodhi aksidenti është shumë e frekuentuar nga shoferët kur autostrada është e mbingarkuar. Për të rritur sigurinë, banorët e zonës kanë kërkuar shpesh nga institucionet që të vendosen kamera shpejtësie dhe limiti të jetë 30 km/h në zonë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 03/11/2022 08:26

    Fatkeqesi e madhe, s'gjen fjale te ngushellosh.

    Përgjigju
  • rezi: 03/11/2022 08:03

    Vërtetë ironi e fatit. Dhimbje për jetët e humbura, të pafajshmit fëmijë. Prind i papërgjegjshëm. O shqiptarë, qoftë në Shqipëri apo dhe botë, keni pirë alkol, mos merrni makinën, më mirë një taksi e kur të jeni esull merrni makinën. Janë shumë raste që përfundojnë kështu. Thirrini mëndjes, nuk bëhet shaka me jetën, aq më keq kur keni fëmijë në makinë. Ëndrra italiane ju shua në mes vajzës së kësaj familje, por dhe vetë atyre. E nga kush? Nga dhëndri. E tmerrshme...

    Përgjigju
  • Drog e alcol: 03/11/2022 07:32

    E per ironi te fatit ai shpeton e gjith tjeret vdesin . Duket ne fytyr qe esht i poshter drogaxhi ky . Pun jevgjish

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim