Tragjedia në Koçan, kryeministri maqedonas: Do të ketë hapa dhe vendime me të cilat publiku nuk është mësuar

Tragjedia në Koçan, kryeministri maqedonas: Do të ketë hapa dhe vendime me të cilat publiku nuk është mësuar

1742148345_micko780x4701.jpg

Hristijan Mickoski

“Jam thyer dhe më është thyer shpirti”, me këto fjalë e nisi kryeministri Hristijan Mickoski fjalimin e tij pas tragjedisë në Koçan.

“Do të ketë hapa dhe vendime me të cilat publiku nuk është mësuar. Por ndryshimet nisin nga ne”,- tha kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij sot para opinionit.

“Jam i vendosur dhe do të veproj me vendosmëri. Nuk dua që kjo ngjarje të politizohet, se dikush po përpiqet të bindë një palë tjetër për përgjegjësi. Kjo nuk është një betejë ndërpartiake, kjo është një betejë e të ndershmëve kundër të pandershmëve”,- shtoi ai. 

“Në ditët në vijim do të marrim një sërë masash që do të thonë shumë, në luftën për këtë vend dhe në emër të të gjithë viktimave të kësaj tragjedie dhe familjeve të tyre”,- deklaroi më tej Mickoski.


Lajmi kryesor:

Tragjedi në Maqedoni/ 59 viktima e 155 të plagosur pas flakëve në një klub, shkak dyshohen fishekzjarret! Dhjetëra arrestime, mes tyre ish-zyrtarë të lartë! 7 ditë zi (VIDEO)


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

Rama inspekton rrugët e Divjakës dhe ironizon kundërshtarët: Kjo është për kënetën mediatike dhe ata që thonë se s'keni bërë gjë për fshatin!

Rama inspekton rrugët e Divjakës dhe ironizon kundërshtarët: Kjo është për kënetën mediatike dhe ata që thonë se s'keni bërë gjë për fshatin!