Mbytja e Nikolas, 7 vjeçarit me origjinë shqiptare të shtunën e 1 qershorit në Kretë ka pikëlluar komunitetin e banorëve atje.
I vogli kishte shkuar në det të lahej me një shok kur duket që është rrëmbyer nga dallgët dhe nuk ia ka dalë.
Trupi i të voglit u pa nga kalimtarë, e megjithë përpjekjet për ti dhënë ndihmën e parë për ta shpëtuar Nikolas u vogël nuk ia doli.
Nëna e tij kishte vetëm pak muaj që kishte lindur fëmijën e dytë dhe ndodhej në shtëpi duke u kujdesur për foshnjen kur ndodhi tragjedia. Ndërsa i ati kishte qenë në punë kur mësoi lajmin tragjik.
Tragjedia ka ndodhur brenda 10 minutave. Nëna e djalit ka dëshmuar në komisariatin e Viannos se ishte në shtëpi me 7-vjeçarin dhe foshnjën e familjes kur papritur i kishte humbur nga sytë.
Kishte dalë ta kërkonte por për 10 minuta tragjedia kishte ndodhur! Fëmija, i cili ishte në klasë të parë, ishte larguar nga banesa disa metra larg plazhit dhe kishte shkuar në det.
Gruaja u ndalua fillimisht për shkelje të nenit 302 të Kodit Penal. (Vrasje nga pakujdesia) por më pas është liruar me urdhër të prokurorit publik.
Prindërit e Nikolas ishin njerëz të thjeshtë që punonin gjithë ditën për t'u ofruar më të mirën fëmijëve të tyre. Në polici është marrë dëshmia e prindërve, ndërsa kryebashkiaku Viannos, Pavlos Baritakis, pranoi se plazhi nuk kishte roje shpëtimi, shkruan media greke protothema.
Familja kërkon që Nikola i vogël të varroset në vendlindjen e tij në Shqipëri, megjithatë shpenzimet e transportit janë të larta dhe për këtë arsye banorët po përpiqen të mbledhin para në rast se varrimi vendoset të bëhet në Shqipëri.
Megjithatë vendimi do të merret pas të martës pasi autopsia do të bëhet të hënën dhe trupi i fëmijës së vogël do të mund ti dorëzohet familjes.
SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2322
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mijëra njerëz në Mitropolinë e Athinës bënë homazhe, të pranishëm kryeministri Mitsotakis, presidentja dhe kryetari i Kuvendit grek
27 Janar, 08:43
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar, 08:25
-
VIDEOLAJM/ Shërbesë Përshpirtjeje në gjuhën shqipe në Katedralen e Athinës, klerikët shqiptarë nderojnë Kryepiskopin Anastas
26 Janar, 22:50
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
'Nuk harrohet!' Mijëra qytetarë protestojnë në Greqi, kërkojnë drejtësi për përplasjen e dy trenave në 2023 ku humbën jetën 44 persona, mes tyre 8 shqiptarë
26 Janar, 14:24
-
Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre goditet me kaçavidë në bark dhe kofshë, transportohet në spital
24 Janar, 18:30
-
I shtruar në spital në Athinë prej 3 javësh, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje të qëndrueshme, me përmirësim të vogël
23 Janar, 13:11
-
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë
22 Janar, 16:42
-
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
22 Janar, 14:36
-
Athinë/ Kryepiskopi Anastas në gjendje kritike, dy Mitropolitët e Kishës Orthodhokse e vizitojnë në spital
21 Janar, 15:08
-
Vijon kritike gjendja e kryepeshkopit Anastas, mjekët tentojnë zgjimin, por s’ka reagim! Mbetet në intubim
20 Janar, 13:32
-
Kryebashkiaku i Himarës, vizitë në spitalin ku është i shtruar Kryepeshkopi Anastas: Lutemi për Fortlumturinë e Tij
18 Janar, 13:48
Nilolas ku I gjini kta oo grek
Përgjigju