ITALI - Kush paguante më shumë, zinte edhe vendin më të mirë në anijen që do i çonte drejt të ardhmes së sigurtë, por që ky udhëtim përfundoi në tragjedi.
Emigrantët që udhëtonin në anijen e cila mori flakë në brigjet italiane, ashtu si në një kroçerë pushimesh, ata ishin të ndarë në klasin e parë dhe në klasin e dytë.
Ata emigrantë, të cilët kishin paguar më pak dollarë, iu është dashur të udhëtojnë në stivën e anijes, duke rrezikuar në një përqindje më të lartë për të humbur jetën. Ndërsa ata emigrantë që qëndronin në kuvertën e kësaj anije, ishin ata që kishin paguar më shumë dollarë, për të pasur ndoshta një udhëtim më të sigurtë.
Sipas disa dëshmitarëve, të cilët kanë kryer kërkimet nën ujë, në anijen e cila tashmë gjendet në 47 metra thellësi, pranë brigjeve të Lampeduzës në Itali, flasin për imazhe rrënqethëse, për trupa të pajetë të përqafuar.
Drejtuesi i këtij mjeti lundrues me pseudonimin `The doctor`, nuk është arrestuar ende, pasi nuk ka ende prova të qarta kundër tij.
Nga kjo ngjarje e vështirë, flitet për 111 të vdekur, somalezë dhe nga Eritrea: 58 burra, 49 gra dhe 4 fëmijë, dy vajza dhe dy djem të moshës, rreth 6 vjeç.
Ndërkohë, kërkimet vijojnë ende me helikopterë, pasi mendohet se në det mund të gjenden akoma 200 trupa të tjerë, sipas informacioneve të 155 dëshmitarëve, që i kanë shpëtuar kësaj tragjedie.
Redaksia online
(eb/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Dje ditë zie në Itali, u nxorrën 111 të mbytur