TIRANE- “Në Kukës nuk do të jenë kurrë vetëm. Të shumtë do të jenë ata që do të shkojnë t’i  vendosin lule në varrin e tyre” – ka thënë Bashkim Dobrushi duke shpjeguar për mediat italiane vendimin për sjelljen e trupave në Shqipëri.

Vajzat janë përcjellë për në banesën e fundit pas orës 16:00. Ndërkaq familja Dobrushi ka vendosur që të mos mbajë hasmëri me familjen e gruas, Edlira Çopa Dobrushit.

Simona Keisi dhe Sindi shkonin në Kukës një herë në vit, për pushimet e verës. Sot, 3 vogëlushet kthehen në Kukës për tu prehur në tokë.

ORA 17:00 XHAXHAI: NUK DO MARRIM HAK, KUSH GABON DO VUAJË
Pas ceremonisë mortore ku janë përcjellë për në banesën e fundit tre motrat Dobrushi, familja e tyre ka vendosur që t'ia lëjnë drejtësisë në dorë këtë çështje, duke mos mbajtur hasmëri me familjen e Edlira Çopa Drobrushit.
 
Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Arsen Rusta të Tv A1 Report, 45-vjeçari  xhaxhai i vajzave Haki Dobrushi, ka thënë se, “nuk kemi punë me asjnë dhe nuk do të mbajmë hasmëri me asnjë”.
 
“Kush ka bërë gabimin do të vuajë. I pritëm familjarët e Edlirës. Nga ky moment, secili në jetën e vetë. Ky vendim është marrë në emër të familjes dhe 8 vëllezërve të Bashkim Dobrushit”, ka thënë xhaxhai i tre vajzave Simona, Keisi dhe Sidni Dobrushi, që sot u përcollën për në banesën e fundit.