Tragjedia në Novi Sad/ Përfundon operacioni i kërkimit, 14 të vdekur! Serbia shpall 2 nëntorin ditë zie

Tragjedia në Novi Sad/ Përfundon operacioni i kërkimit, 14 të vdekur! Serbia shpall 2 nëntorin ditë zie

Qytetarën ndezin qirinj për viktimat

Serbi -Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në Novi Sad, Serbi të premten e 2 nëntorit si pasojë e shembjes së pjeshme së strehës së stacionit të trenit ku ata po prisnin.

Pas përfundimit të kërkimit, Serbia ka shpallur 2 nëntorin ditë zie pas tragjedisë së ndodhur, ndërsa kryetari i Novi Sadit, Milan Gjuriç shpalli tri ditë zie në atë qytet.

“Operacioni i kërkim-shpëtimit ka përfunduar dhe se ky ishte bilanci përfundimtar i viktimave, ndërkohë që nuk janë identifikuar”, deklaroi Ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic.

Në mesin e viktimave ishte edhe një vajzë shtatë vjeç. 

Nga ana tjetër kanë ata që mbetën të plagosur kanë marrë lëndime të rrezikshme për jetën. 

"Kemi të bëjmë me lëndime shumë të rënda, kemi të bëjmë me të rinj. E plagosura e fundit tashmë është intubuar dhe ka ardhur në Qendrën Klinike të Vojvodinës", tha drejtoresha e QKV-së, Vesna Turkulov. 

Në mesin e viktimave ishte edhe një vajzë shtatë vjeç.

Konstruksioni prej betoni dhe çeliku u shemb në një moment kur njerëzit kanë qenë poshtë, disa në stola, disa pranë, pasi aty ka edhe një stacion autobusi. Sipas dëshmitarëve okularë, nuk kishte të dhëna se mund të ndodhte një tragjedi, struktura u shemb për pak sekonda dhe nuk kishte mundësi që njerëzit të shpëtoheshin, shkruajnë mediat serbe.

Po ashtu raportohet se ndërtesa e Stacionit Hekurudhor është rikonstruktuar dy herë në dy vitet e fundit. Mirëpo, ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiç, thotë se një pjesë e stacionit, konkretisht tenda e shembur nuk është rikonstruktuar, duke thënë se kjo shihet në lejen e ndërtimit. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në fjalimin e tij para qytetarëve tha se kërkon nga autoritetet hetuese që personat përgjegjës për atë që ndodhi të ndiqen penalisht dhe të dënohen rëndë.

Në shenjë respekti qytetarët u mblodhën në Sheshin e Lirisë në qendër të Novi Sadit, duke lënë lule dhe duke ndezur qirinj. Flamujt e Republikës së Serbisë, të Krahinës Autonome të Vojvodinës dhe të qytetit të Novi Sadit janë ulur në gjysmështizë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

BBC: Si u kthye Donald Trump nga humnera politike?

BBC: Si u kthye Donald Trump nga humnera politike?