Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet homologut të tij Sergio Mattarella për tragjedinë që ndodhi në Xhenova, ku u shemb ura e autostradës. Në një njoftim dërguar mediave, Presidenti Meta thotë se populli shqiptar ndodhet pranë popullit italian në këto momente të vështirë.
“I dashur President Mattarella, jam shumë i trishtuar nga humbja e jetëve si pasojë e ngjarjes tragjike në qytetin e Genovas. Në këto momente të vështira jam pranë jush, pranë popullit mik italian, qytetarëve të Genovas dhe të gjitha familjeve të lënduara nga kjo fatkeqësi. Ngushëllimet e sinqerta dhe solidariteti im e i popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe urimi i sinqertë për një shërim të shpejtë për të lënduarit e kësaj katastrofe“, thuhet në letrën e Presidentit Meta.
Për ngjarjen ka reaguar edhe kreu i opozitës Lulzim Basha. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave ndërsa shton se ai dhe qytetarët shqiptarë janë në solidaritet të plotë me qeverinë italiane.
Postimi i Bashës:
I tronditur percolla lajmin e aksidentit te tmerrshem ne Genova. Ne keto momente te veshtira per Italine mike dhe popullin mik italian, shpreh ngushellimet per viktimat e familjet e tyre, dhe solidaritet te plote me qeverine.
Nga shembja e urës në Xhenova kanë humbur jetën 35 persona, ndërsa 10 të tjerë u plagosën. Katër janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e urës. Ende nuk ka raportime zyrtare për shqiptarë të prekur nga kjo ngjarje dramatike.
pran popullit shqiptar do ini ndo nje here / politikan burracak te lodhur dhe pa bese
Përgjigju