Kosova ndalon fluturimet e të gjithë avionëve “Boeing 737-8 MAX” si dhe “Boeing 738-9 MAX”. Vendimi është marrë nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës i cili njofton se ka pezulluar përkohësisht fluturimet deri në një njoftim të dytë.
Shkak është bërë tragjedia e pak ditëve më parë në Etopi ku nga rrëzimi i avionit të këtij lloji humbën jetën 157 persona.
Po ashtu edhe shtetet e BE-së kanë ndaluar fluturimin e aeroplanëve “Boeing 737-8 MAX” si dhe “Boeing 738-9 MAX”, mbi hapësirat ajrore evropiane.
Kjo nuk është hera e parë që këta avionë shkaktojnë tragjedi dhe për këtë arsye, kompania është nën hetim lidhur me pajisjet e mjeteve ajrore.