Tragjeditë s’kanë të ndalur në Itali, prurjet e lumit shkaktojnë 10 të vdekur në kanion
Ka shkuar në 10 të vdekur bilanci i tragjedisë në kanionin e Raganellos në Kalabri, aty ku ekskursionistë të ndryshëm u morën përpara nga prurjet e lumit.
Një tjetër ngjarje tragjike shënohet në Itali këtë të hënë, teksa plagët dhe hidhërimi i shembjes së urës Morandi janë ende të hapura.
Ka shkuar në 10 të vdekur bilanci i tragjedisë në kanionin e Raganellos në Kalabri, aty ku ekskursionistë të ndryshëm u morën përpara nga prurjet e lumit. Gjatë natës një prej personave që mbeti i plagosur rëndë, ndërroi jetë në spitalin e Kostancës për shkak të një traume në kraharor. Në spital qëndrojnë 11 persona të tjerë të plagosur.
Janë 26 personat që janë shpëtuar. Kreu i mbrojtjes civile të Rajonit të Kalabrisë, Carlo Tansi, deklaroi se ishte e vështirë për të pasur një pasqyrë të qartë të njerëzve që mungonin pasi eskursionistët kanë qënë në grupe të shpërndara.
Flitet për të paktën dy grupe të organizuara
Autoritetet flasin me saktësi për të paktën dy grupe ekskursionistesh të kapur në befasi nga prurjet e lumit. Në dy grupet kishte 36 ekskursionistë kryesisht nga Brescia dhe Bergamo e Milano, të ndarë në dy grupe me 18 persona.