KALIFORNI-Një burrë nga Kalifornia ka goditur aksidentalisht të bijën 3-vjeçare me kamion, teksa kjo e fundit po luante pranë shtëpisë.
Rochelle Beserra ka qenë jashtë shtëpisë në qytetin e Pirusë në Kaliforni, kur i ati i saj Anthony Beserra, 39-vjeç po kthehej në shtëpinë e tij.
Fatkeqësisht, ai nuk e ka parë të bijën, duke e goditur atë me kamion, përplasje kjo që rezultoi fatale për vogëlushen.
E ëma e 3-vjeçares tha se doli të shihte të bijën, kur pa se ajo ishte e shtrirë.
Vetëm kur i është afruar, gruaja ka parë të bijën të mbuluar me gjak.
“Ne e morëm atë në krahë dhe u drejtuam tek spitali më i afërt, madje as nuk mund të telefononim 911-ën sepse nuk i kishim celularët me vete”, rrëfeu nëna e vogëlushes.
Vajza kaloi një atak në zemër, ndërsa kur mbërriti në spital ajo kishte ndërruar jetë.
I ati i vogëlushes u arrestua menjëherë pas ngjarjes tragjike, ndërsa e ëma e saj shkroi në Facebook:
“Më mungon shumë. Jam e humbur pa ty. Pse Yoti duhet ta merrte kaq shpejt nga unë? Ajo ishte partnerja ime, ne bënim gjithcka bashkë.”
[gallery]21458[/gallery]
Redaksia Online
S.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO