Tragjike, makina përplas për vdekje 31-vjeçaren shqiptare në Itali

Tragjike, makina përplas për vdekje 31-vjeçaren shqiptare në Itali

Pamje nga vendngjarja, Itali

Një 31-vjeçare shqiptare, mbrëmjen e së shtunës (2 Nëntor) ka humbur jetën tragjikisht në Rimini, Itali, pasi është përfshirë në një aksident.

Sipas raportimeve shqiptarja është përplasur për vdekje nga një makinë tip fuoristradë. Identiteti i të resë nuk bëhet i dihet ende, teksa raportohet se ajo ka qenë në shoqërinë e një 21-vjecareje me origjinë indiane dhe të dyja duke ecur anash në rrugë, janë përplasur nga makina.

31-vjeçarja shqiptarja ka ndërruar jetë në vend ndërkohë e reja indiane ndodhet në spital në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia italiane ka arrestuar drejtuesin e mjetit i cili gjatë deklaratës së tij ka thënë se nuk i ka parë. Sipas mediave italiane ai është një 60-vjeçar, i cili po shoqëronte një të afërm në spital.

Policia po punon ende për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 03/12/2023 14:32

    Te ishte italiane do ngrihej e gjith qeveria ne kembe....esht shqiptare dhe nuk ben as lajm ne Itali

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë