Klubi i Aubagne në Ligën e Tretë në Francë njoftoi të shtunën vdekjen e lojtarit Adel Santana Mendy, i vrarë me armë zjarri në lagjen e 14-të të Marsejës. Sulmuesi i ri ishte produkt i moshave të Olympique Marseille.
"La Provence" bën me dije se pas një shkëmbimi zjarri në një zonë të frekuentuar, sulmuesi ka mbetur i vdekur teksa nuk dihet ende nëse ngjarja kishte për qëllim eliminimin e tij fizik apo ishte një aksident.
“Ai do të lërë një boshllëk të madh dhe do të mbetet përgjithmonë njëri prej nesh. Të gjitha mendimet dhe ngushëllimet tona shkojnë për familjen e tij ”, shkruan klubi Aubagne në rrjetet sociale.