Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Schramberg të Gjermanisë ku një kamion ka përplasur për vdekje një grua me origjinë kosovare dhe djali i saj 3-vjeçar.
Fatmirësisht, vdekjes i ka shpëtuar fëmija tjetër, binjak me 3-vjeçarin, me të cilët e ndjera ishte duke ecur në trotuar në momentin e tragjedisë.
Viktima ishte me origjinë nga Gjakova, raporton Klan Kosova dhe me nënshtetësi gjermane. Shoferi i kamionit ka përplasur edhe disa automjete të tjera të parkuara, ku ka shkaktuar dëme materiale. Se çfarë ka shkaktuar humbjen e kontrollit të automjetit ende nuk dihet, ndërsa autoritetet gjermane po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Komente












