Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Trashovic të Gramshit, ku një fëmijë 11 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në liqenin e hidrocentralit të Banjës në Gramsh. Burime për "Report TV" raportojnë se 11-vjeçarja ishte nën shoqërinë e  të atit në momentin që i ka rrëshkitur këmba dhe ka rënë në ujë. Nuk dihen ende detajet e plota për ngjarjen, teksa po punohet për zbardhjen e saj.

Njoftimi i Policisë:

Informacion paraprak 

Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se një fëmijë ,, A.T., 11 vjeçe, banuese në fshatin Trashovic, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në liqenin e Hidrocentalit të Banjës.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe polumbarë, ku kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.