Një 16-vjeçare shqiptare ka humbur tragjikisht jetën në Itali, teksa është shtypur nga treni. Vajza me origjinë shqiptare ndiqte shkollën e mesme në vendin fqinj, ndërsa mediat shkruajnë se vdekja e saj është e mbushur plot mister.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën pasdite në Pordenone, ndërsa nuk bëhet ende i ditur identiteti i të resë. Mediat raportojnë se 16-vjeçarja ka qenë duke ecur në shinat e trenit, kur njëri prej mjeteve e ka marrë para, duke e lënë të vdekur.

E reja ishte e veshur me një xhaketë të errët me kapuç, ndërsa mbetet ende mister shkaku i ngjarjes, ku dyshimet flasin për një vetëvrasje të mundshme. I tronditur nga ngjarja e rëndë, shoferi i trenit ka thënë se nuk mund të frenonte në kohë, pasi vajza i kishte dalë para papritur. 

d.c./shqiptarja.com