'Tragjike...humbi jetën nga ajo që pati pasion', Ramush Haradinaj ndan lajmin e hidhur

'Tragjike...humbi jetën nga ajo që pati pasion', Ramush Haradinaj ndan lajmin e hidhur

Ditën e djeshme në Prizren të Kosovës ka humbur jetën tragjikisht parashutisti i njohur Artan Venhari. Ai së bashku një pasagjer që e kishte mbrapa pësuan një aksident teksa po hidheshin me parashutë, ku si pasojë Venhari gjeti vdekjen e menjëhershme ndërsa pasagjeri është plagosur rëndë dhe gjendet në spital.

45-vjeçari, Venhari ishte instruktor në Federatën Aeronautike të Kosovës dhe sipas prokurorit të këtij rasti, parashuta e tyre dyshohet se ka pësuar dëmtime si shkak i erërave të forta.

Venhari nuk ishte një personazh i panjohur në Kosovë, për shkak të pasionit të tij dhe sportit që ushtronte. Një humbje tragjike e ka quajtur edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vdekjen e 45-vjeçarit.

Haradinaj me anë të një statusi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët ndërsa ka shkruar se Prishtina ka humbur një nga djemtë më të mirë.

“Prishtina humbi një nga djemtë më të mirë, Artan Venhari. E dhimbshme dhe tragjike humbja e tij, nga ajo që e pati gjithë jetën pasion, fluturimin në qiell. Ngushëllime të sinqerta familjes. Prehu i qetë në tokën e Kosovës Artan!”, shkruan Haradinaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Micotaqis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë

Micotaqis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë