Dëgjoj studentë që thonë: “ne përfaqësojmë vehten tonë” në vend që të thonë përfaqësojmë kauzën për një arsim të lartë cilësor. Dëgjoj studentë që thonë: ”duam kerkesat e plotesuara” por nuk kanë kuptuar akoma që qëndrueshmëria në kohë e zgjidhjeve vjen nga procesi dhe jo thjesht nga mbërritja në një rezultat të caktuar.

Dëgjoj studente që janë dakord të ulen në debat me rektorë edhe dekanë që kanë marrë peng universitetet për 20 vjet edhe i kanë kthyer në hambarin e tyre, por nuk janë dakord të ulen me qeverinë.

Dëgjoj studentë të Ekonomikut që thonë: ”duam tarifa me te ulta” por nuk tregojnë e as lodhen të arsyetojnë sesi një ekonomi e varfër si e jona mund të përballojë arsimin cilësor edhe masiv njëkohësisht. Dëgjoj studentë që flasin për ekselencë, por janë larg të qenit mesatar në edukatë jo më në formim. Edhe çudia më e madhe eshte qe risia te ciles u dashka t'i gezohemi qenka qe ata nuk kane asnje organizator. Sa me shume kohe kalon aq me shume me trishton kjo proteste!

E vetmja gjë që tregoi kjo protestë është se rinia jone eshte e paster e pa paragjykime padyshim, por fatekeqsisht vetëm kaq. Sa pak mendim, sa pak ide, sa pak përgatitje, sa pak reflektim! Dreqi e mori! Rinia nuk i paska shpëtuar kurthit të pragmatizmit që kaploi e mbyti, e rrënoi brezin tim. Tarifat, konvikti...bukën e përditshme falna sot.

Dreqi e morri! Sa pak zgjidhje sa shume propagande edhe nga te rinjtë. Nëse të gjithë jeni duke menduar njesoj asnje nga ju nuk eshte duke menduar gjate. Njëlloj si në politikë. E keni vene re qe edhe ju keni te njejtin diskurs si politikanet, te cilet perserisin fjalet e shefit nje per nje?

Kam pare shume protesta edhe ate te 97, e cila u morr peng nga politika edhe te fortet e qyteteve. Populli nuk fitoi asgjë. As paratë për të cilat u ngrit. 20 vjet me vone e njejta tollovitje. Tallavaja e protestave tona vazhdon, sepse kjo shoqeri, fatkeqesisht edhe te rinjte nuk kane kuptuar qe te kesh te drejte nuk mjafton. DUHEN ZGJIDHJE, të cilat mund e duhet të imponohen me protestë.

Nuk duam të politizojmë protesten ” – thonë studentët! Por kush ju pyet ?

Protesta ja arriti qëllimit. Opozita u kthye në Parlament për ju studente!. Nuk i dogji mandatet për ju! Ja politizimi i parë. Duhet rrëzuar Rama thonë ca ”intelektualë pa parti”. Njësoj rrëzuam Berishën në '97 por kjo nuk na pengoi ta sillnim serish pas 8 vjetesh ne pushtet ne 2005. Por leket edhe sot e kesaj dite nuk jane kthyer jane harruar. Ja politizimi i dytë.

Po krijohet partia politike e studentëve! Ja politizimi i tretë.

Për mos të folur per perdorimin personal e vetjak qe eshte edhe me i dhimshem se perdorimi politik qe po i behet protestes tuaj. E keni parë sesi ca te tjere dalin nëpër FB e televizione si heronj qe po ju mbeshtesin, kane lënë çdo gje per te qene ne proteste edhe ne televizione sigurisht, apo jane shume te shqetesuar se jane sulmuar personalisht sepse kane qene me ju?

Rinia e vendit tim qenka si mos më keq! Pa drejtim, pa mendim, pa ide, pa zgjidhje, revolucionare pa kauzë, secili në hesap të vet. Rroftë opozita që u kthye në Parlament. Opozita që duke u perpjekur per studentet mezi rregulloi diçka per vehte. Do të marrë rrogën e detyruar nga hallet tuaja!

Poshte mazhoranca e cila duam apo s’duam edhe po e rrëzuam do vij sërish në pushtet. Me keto mend Rini, një ditë do shkosh në shtëpi edhe ti! Do hash përsheshin e përditshëm ose do merresh me parti!/ Facebook/