Trahana me hithra
Përbërësit:
1 fç trahana
1 qepë
1 karrotë
1 copë djathë të bardhë
1 kokërr limon
1 dorë hithra
1 lç spec i kuq
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepën, më pas shtojmë karrotën të grirë në rende dhe vazhdojmë kaurdisjen. Ndërkohë trahananë e kemi zbutur në ujë, e shtojmë trahananë e tretur tek qepa së bashku me hithrën e grirë. Shikojmë nëse nevojitet edhe pak ujë dhe e lemë supën të marrë valë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e servirim me gjalpë të tretur aromatizuar me piper të kuq.