Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkovic mendon se Kosova shumë shpejtë do të shpallet projekt i dështuar i bashkësisë ndërkombëtare.Dhjetra serbe protestuan edhe në Graçanicë.
As pro as kundër vendimit të Grupit Ndërkombëtar Drejtuesues për fundin e mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës u shpreh deputetja serbe në parlamentin e Kosovës,Trajkovic. Përkundër vlersimeve pozitive të komunitetit ndërkombëtar në Vjenë, se Kosova është e pjekur për të qëndruar në këmbët e veta, Trajkovic mendon të kundërten. Sipas saj Kosova shumë shpejtë do të shpallet projekt i dështuar I bashkësisë ndërkombëtare.
"Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ngjarjet të cilat po ndodhin në Kosovë tregon se sa institucionet e këtij shteti janë të dobëta. Ndërkaq, mendimi i shumicës së banorëve serb, është që Bashkësia Ndërkombëtare në të ardhmen do ta shpallë Kosovën si projekt të dështuar . Institucionet e Kosovës nuk janë të afta t`i ecin proceset përpara me përgjegjësi" tha Rada Trajkovic, deputete nga Lista e Bashkuar Serbe
Grupi Ndërkombëtar drejtues dje ne Vjene i dha fund mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovëës nga ndërkombëtarët, duke bërë të ditur përfundimin e mandatit të ICO-së në shtator. Ndërkaq që shefi i ICO-së vlersoi zhvillimet pozitive në vendin tonë, vecmas ato në Veri, përkatësisht përparimet që janë duke u bërë për hapjen e zyrës në Veri.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com