Trajkoviç pret konsensus nga presidenti dhe kryeministri serb mbi Kosovën

Trajkoviç pret konsensus nga presidenti dhe kryeministri serb mbi Kosovën
Deputetja e Kuvendit të Kosovës Rada Trajkoviç ka deklaruar të shtunën se beson se në Serbi të gjithë janë të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës në Kosovë dhe nuk pret mesazhe “të përziera nga Beogradi veç konsensus të presidentit dhe kryeministrit serb.

Në një prononcim prë TV “B92”, Trajkoviç ka thënë se pret që të gjithë bashkë ta shfrytëzojmë momentin që nën kupton hartimin strategjisë për ekzistencën e serbëve në Kosovë e Metohi. Do të ishte mirë sikur të gjithë bashkë ta ndërtonim një strategji e cila dot ë mundësonte stabilitetin e veriut të Kosovës dhe pakësimin e forcave të KFOR-it”.
Ajo ka vënë në dukje se ka informata se këto ditë në Prishtinë ka qëndruar “kreu i NATO-s” dhe ky ka qenë rast për “marrëveshje dhe strategjinë e rregullimit të veriut të Kosovës e Metohisë”.
Ajo konsideron se “ata dot ë kërkojnë zgjidhjet e veta, e nëse ne nuk kemi kundërpërgjigje kjo do të na thyhet për koke. Llogaris se presidenti dhe kryeministri dot ë kenë konsensus mbi të gjitha çështjet, sepse e dinë se kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë nuk është i mundshëm, përpos nëse ajo nuk do të jetë pjesë e NATO-s” ka nënvizuar Trajkoviç.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza