Trajneri: Florian Marku luftarak, por s’i arrin dot titujt kampion! Boksi shqiptar në hall, sportistët paguajnë për ndeshjet

Të shtunën boksieri shqiptar më i famshëm për momentin, Florian Marku, mori një tjetër fitore ne nokaut duke lartësuar shumë emrin e tij. Grushteve të shqiptarit iu dorëzua uellsiani Chris Jenkis.

“Nuk kam qenë shumë optimist për atë djalë, por me këtë ndeshjen e fundit që beri pashë që në rradhë të parë kishte vullnet. Ka përgatitje të mirë dhe është luftarak”, tha Gjoni.

Por sa larg mund të ngjitet Florian Marku, a mund t’i fitojë titujt kampion bote?

“Është shumë vështirë për të sepse e penalizon mosha, por edhe vonesa që i ka hyr boksit. Deri këtu ka arritur nëpërmjet sportdashësve që ka mbledhur rreth vetes, menaxhimi që është bërë. Tani menaxherët e tij duhet të jenë një hap përpara për të bërë sa më shumë ndeshje dhe për të rritur nivelin. Sipas meje deri tani nuk ka arritur ato nivele ku mendon ai”, u shpreh Gjoni.

Zef Gjoni është trajneri boksi në ekipin e Vllaznisë, atje ku situata e vështirë ekonomike nuk ka lidhje me atë që po bën Florian Marku.

“Ne kemi qenë në kampionatin europian për 22-vjeçar para një jave në Kroaci dhe kemi shkuar me paratë e sportistëve. Nëpërmjet njerëzve të tyre”, vijon ai.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shaqo: 04/04/2022 18:29

    Care thu o Zef? Pse me terslliqe? Trajneret e menaxheret e tij, qendrojne si nata me diten me ty. Merru me te tute.

    Përgjigju
    • Toni: 06/04/2022 01:14

      Fiks

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë