Trajneri Guardiola: I uroj titullin Realit, ishim inferiorë

Trajneri Guardiola: I uroj titullin Realit, ishim inferiorë
Trajneri Pep Guardiola para ndeshjes ka thënë se nëse Reali arrin të marrë një barazim apo një fitore kundër Barcelonës, atëherë ai do t’i urojë titullin atyre, dhe si duket e ka mbajtur këtë premtim. “Ne kemi rrezikuar shumë në këtë takim pasi duhej të merrnim atë që kemi dëshiruar. Unë kam një ndjenjë se ne ishim më pak”.

“Unë i uroj Realit fitoren dhe për titullin që do ta fitojnë. Ne kemi humbur disa topa, por kemi mbajtur në mendje rëndësinë e takimit. Ne jemi ‘rrëzuar’ pas pranimit të golit të parë, por ne kemi bërë tjera tentime. Mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë, dhe kemi rrezikuar shumë” tha Guardiola.

“Krijuam më shumë raste se ditët e tjera, por kemi pasur shumë ndeshje që nga gushti. Kjo mund të ndodhë duke marrë parasysh kundër kujt kemi luajtur. Unë kam pasur një ndjenjë inferioriteti ndaj Realit, por në pesë apo shtatë minutat e fundit”, tha Guardiola.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Velipojë, kanosi me pistoletë kuzhinierin pas një konflikti, shpallet në kërkim 33-vjeçari (EMRI)

Velipojë, kanosi me pistoletë kuzhinierin pas një konflikti, shpallet në kërkim 33-vjeçari (EMRI)