Trajneri Hodgson planifikon
"bisedime paqje" me Terry dhe Rio

Trajneri Hodgson planifikon<br />"bisedime paqje" me Terry dhe Rio
Roy Hodgson do të nisë punën seriozisht për të përgatitur Anglinë në Europian me një "palë bisedime paqjeje". tekniku i kombëtares angleze do të takojë John Terry dhe Rio Ferdinand me shpresën për të përfituar nga eksperienca e tyre në Euro 2012 këtë verë.

Detyra e parë e Hodgson, do të jetë të vendosë qetësinë dhe marrëdhëniet korrekte në dhomat e zhveshjes. Që kur Terry u dënua për fyerje raciste ndaj vëllait të Rio Ferdinand në Tetor, atmosfera ka qenë problematike. Terry ka mohuar incidentin por do të përballet në gjyq këtë verë.

Terry dhe Ferdinand mbeten si dyshja më efikase në prapavijën e Anglisë. "Do më duhet të flas me Terry dhe Rion, fatmirësisht përballë të dyve. Duhet të kuptoj situatën mes tyre. Është gabim të komentojmë përpara se të kuptojmë" tha Hodgson.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni