Trajneri i Andorrës kërcënon Shqipërinë: Duam rezultat pozitiv, na mjafton një pikë

Trajneri i Andorrës kërcënon Shqipërinë: Duam rezultat pozitiv, na mjafton një pikë

Trajneri i Andorrës, Jesús Luis Álvarez de Eulate Güergue

ELBASAN- Andorra ka zbarkuar në Shqipëri për të luajtur sfidën e parafundit të eleminatoreve të Euro 2020 me synim të marrë pikë nga kjo transfertë. Trajneri i kombëtares së Andorrës, Jesús Luis Álvarez de Eulate Güergue është shprehur se në Shqipëri ka ardhur vetëm për rezultat pozitiv, madje dhe me një barazim do të ishte i kënaqur. 

" Synojmë një rezultat pozitiv nesër ndaj Shqipërisë. Ne jemi një kombëtare modeste dhe Shqipëria ka shumë lojtarë cilësorë në raport me pasi luajnë në kampionate më të mira. Por ne do të luajmë të gjitha kartat që kemi në dorë për t'ia dalë mbanë qoftë edhe të dalim me një pikë nga kjo ndeshje",- tha Güergue. 

Në ndeshjen e parë Shqipëria triumfoi lehtësisht ndaj Andorrës me rezultatin 0-3 por këto eleminatore kjo kombëtare nuk duhet nënvlerësuar. Ata i kanë hapur probleme skuadrave si Turqia, Islanda apo Moldavia, ndërkohë këta të fundit në tetor i mposhtën 1-0. Edhe kuqezinjtë nuk kanë vetëm momente të bukura ndaj Andorrës, pasi në vitin 2002 në një miqësore na mposhtën 2-0 duke detyruar Armando Dukën të shkarkojë trajnerin Sulejman Demollari. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur