Seleksionuesi i Përfaqësueses së Danimarkës, Morten Olsen, është i bindur se Gjermania do të shpallet kampione në "Euro 2012". Tekniku nordik Olsen insiston se Gjermania ka ekipin më të mirë për të triumfuar në këtë evropian edhe pse në finale do të luajë përballë Përfaqësueses së Spanjës.
"Mendoj se Gjermania do të shpallet kampione. Ajo krijon më shumë raste për gol dhe me lehtësi depërton në zonë. Ka një lojë dinamike, e cila është më bindëse se ajo e Spanjës", është shprehur Olsen për portalin sportiv "Goal.com".
"Spanja do të jetë kundërshtare e Gjermanisë në finale, por në fund ekipi i Joachim Loeëit do t'i gëzohet fitores" tha Olsen pa llogaritur pengesën e sotme, Italinë. Olsen me Përfaqësuesen e Danimarkës u eliminua në fazën e grupeve të "Euro 2012". Ndërkohë Gjermania, për të arritur në finale, duhet të eliminojë Italinë sot në mbrëmje në Varshavë. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com