Trajneri i Gjeorgjisë, Sagnol: Goli i parë i Spanjës ishte i parregullt

Trajneri i Gjeorgjisë, Sagnol: Goli i parë i Spanjës ishte i parregullt

Uilly Sagnol

Spanja fitoi 4-1 kundër Gjeorgjisë në 1/8 e Euro 2024 dhe gjen Gjermaninë në çerekfinale, në atë që pa frikë mund të quhet një finale e parakohshme. Suksesi i "Furisë së Kuqe" nuk kaloi pa akuza, kjo për golin e parë të spanjollëve me Rodrin.

Uilly Sagnol, trajneri i gjeorgjianëve tha se goli i barazimit 1-1 ishte i parregullt dhe se VAR nuk u përdor si duhet.

“Ishte një pozicion i qartë jashtë loje. VAR është një instrument i shkëlqyer, problemi është se nuk dinë ta përdorin siç duhet. Nuk e kuptoj përse goli i parë i Spanjës nuk u anulua për pozicion jashtë loje. Më këtë Europian ka ndodhur që janë anuluar gola të ngjashëm, nuk më pëlqeu ajo që ndodhi. VAR nuk po përdoret mirë dhe në fund e paguajmë ne”, u shpreh Sagnol.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?