Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Christian Panucci në një intervistë për mediat e vendit të tij ka folur jo vetëm për kombëtaren kuqezi, por edhe për futbollin italian dhe finalen e Champions League. Ai është shprehur i lumtur për punën në Shqipëri dhe optimist për kualifikueset e Europianit.
Punoj në një federatë serioze dhe kam një ekip të mirë. Kualifikueset për në Euoropian janë shumë të forta por ne mund t’ia dalim. Jam i lumtur që punoj në Shqipëri dhe kam një marrëdhënie të mirë me presidentin dhe grupin e punës, gjithçka funksionon.
Christian Panucci
Më pas tekniku ka dhënë mendimin e tij për finalen e Champions League duke këshilluar Realin e Madridit.
Unë preferoj ta fitoj Reali. Nëse bën një gabim kundër Liverpul ata të ndëshkojnë më kundërsulm. Reali nuk duhet ti lë hapësira.
Christian Panucci